Lajme

Si u dogj villa në Bogë të Rugovës? Policia me detaje për rastin

01/06/2023 09:57
nga:N M

Një vilë është djegur tërësisht mbrëmë në Bogë të Rugovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Në raportin e Policisë tashmë kanë dalur detajet e para për këtë rast dhe shkaktari i djegies së villës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë brenda në villën e viktimës mashkull kosovar, e ka ndezur kaminin dhe në ndërkohë ka vërejtur se jashtë është një tym. Ankuesi së bashku me personat që ishin në brenda kanë dalur jashtë dhe kanë vërejtur se villa është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet se është shkaktuar nga oxhaku. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Prokuroria autorizon policinë ta hetojë vdekjen e pacientit në QKUK