Cult

Si u bë filmi ‘Fast and Furious’ fenomen i shekullit 21?

06/28/2021 11:02
nga:G C

Një film që filloi 20 vite më parë me një “thriller modest’, por u shndërrua në telenovelën më të pëlqyer, e ka përfaqësuar në mënyrë të përkryer mënyrën se si ka ndryshuar kinemaja.

Filmi “Fast and Furious” i vitit 2001 u bë një nga filmat që u pëlqyen më së shumti nga gjithë bota. Filmi i garave me makina ka arritur të ndryshojë edhe rrjedhën e kinematografisë duke u bërë një nga filmat që thyen rekord në historinë e kinematografisë.

Edhe 20 vjet pas ky film mbetet një prej filmave që nuk rresht së krijuari pjesë të reja, ku deri më tani janë realizuar nëntë filma, shkruan BBC.

Për më tepër, pasi është transformuar vazhdimisht në vetvete, kjo ka pasqyruar mënyrën në të cilën prodhimi i filmit është zhvendosur dhe ka evoluar në shekullin 21.

Këtë javë do të shfaqet në SHBA dhe Britani pjesa e fundit e këtij filmi “The Fast Saga” i cili mbase edhe përfaqëson kulmin e shtrirjes së këtij filmi.

Seria e parë ë këtij filmi u krijua nga leximi i një artikulli të regjisorit Rob Cohen të vitit 1998 në revistën amerikane Vibe, duke detajuar qarkun e paligjshëm të garave në rrugë të New York City dhe që nga krijimi i tij, kinematografia amerikane vendosën që të prodhojnë më shumë filma të zhanrit aksion.

Me rekordin e shikueshmërisë të pjesës së parë të “Fast and Furious” kjo normalisht edhe pati numër të madh të fitimesh dhe nxiti menjëherë kastin që t’i përveshën punës në realizimin e pjesës së dytë të tij. Duke pasur në kryeqendër garën me makina ky film korri shumë suksese në të gjithë botën në secilin sezon të tij, transmeton tutje KultPlus.

Me historinë komplekse të garave me makina, kthesave të shumta, dhe sfidave të rrezikshme, ky film në vete nxit dramaticitetin dhe entuziazmin tek secili shikues. Po ashtu ky film ka marrëdhënie jashtëzakonisht të fortë metatekstuale me figurat.

Çfarë e ka bërë këtë film të suksesshëm në atë mënyrë që askush nuk e ka imagjinuar 20 vite më parë? Mbase nuk është thjeshtë veprimi. Është për shkak se ajo ka mbajtur një konstante dhe më këmbë në tokë ndryshe prej bashkohësit.

Me gjithë suksesin e sezonit të nëntë kjo nuk do të thotë që më në fund, nuk rrezikon të frymëzojë të njëjtën lodhje të ekskluzivitetit që kanë shumë filma të tjerë.

E nëse seritë e këtij filmi vazhdojnë edhe për 20 vite të tjera suksesin do ta mbajë vetëm për shkak të cilësive të thjeshta, marifetet e shumta, tentimeve për shpëtim të botës dhe shfaqjeve të forcës hekuruliane.