Lajme

Si ti mbrojmë fëmijët nga temperaturat e larta

07/19/2023 10:07
nga:Mergim Rreci

Ministria e Shëndetësisë pas temperaturave të larta në vendin tonë, ka bërë thirrje që të mbrohen fëmijët ndaj motit të nxehtë.

Që të mbrohemi nga temperaturat e larta fëmijët nga mosha 0 – 6 muaj nuk duhet të ekspozohen në diell, duhet të përdoren kapela për mbrojtje nga dielli nga të gjitha moshat, rroba të gjera dhe të lehta, të ju jepni ujë rregullisht si dhe pastroni rregullisht.

Ndërsa gjatë qëndrimit në pishinë/det duhet të aplikohet kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20, në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50, mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00, fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit , jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.

/GazetaBlic/