Cool

Si të përgjigjeni në pyetjen: Pse ju pushuan nga puna?

04/12/2021 08:57
nga:Q R

Nëse ndonjëherë jeni pushuar nga puna, duhet të jeni të gatshëm të përgjigjeni për ndonjë pyetje të mundshme, kur intervistoheni për punën e ardhshme. Zakonisht kjo është një pyetje e pakëndshme për t’u përgjigjur, por duhet të përgatiteni në atë mënyrë që e tregon profesionalizmin tuaj.

Për fat të mirë, shumica e punëdhënësve janë të kujdesshëm në lidhje me ndarjen e çdo lloj informacioni, i cili mund të jetë i dëmshëm për ish-punonjësin nga frika e pasojave që mund të kenë. Por, sidoqoftë duhet të përgatiteni sesi të përgjigjeni në pyetje të tilla, pa e dëmtuar reputacionin.

Pse punëdhënësit e ardhshëm e bëjnë këtë pyetje?

Janë dy arsye që parashtrohet një pyetje e tillë. Ata duan të dinë ngjarjet kryesore që ju çuan deri në largim dhe nëse ato kanë të bëjnë me karakterin tuaj. Përveç kësaj, duan ta shohin sesi e keni përballuar situatën dhe nëse ka qenë faji juaj a keni ndërmarrë ndonjë hap për t’u përmirësuar. Marrja e përgjegjësisë për atë situatë tregon profesionalizëm dhe rritje personale.

Si ta shpjegoni që jeni pushuar?

Bëhuni të sinqertë: Gjithmonë jini të sinqertë pse u detyruat ta ndërprisni pozitën e mëparshme! Për shkak se njerëzit lihen të lirë për një larmi arsyesh të ndryshme, ju duhet të përpiqeni t’i jepni punëdhënësit potencial shpjegimin më objektiv që mundeni. Shpjegoni me qetësi rrethanat pse u pushuat nga puna për të demonstruar pjekuri!

Le të jetë e thjeshtë: Derisa një punëdhënës dëshiron t’i kuptojë rrethanat që “fshihen” pas përfundimit të marrëdhënies tuaj të punës së kaluar, është e rëndësishme që t’i paraqisni faktet themelore, por ta mbani shpjegimin tuaj sa më të thjeshtë dhe të shkurtër që të jetë e mundur. Mos u ndjeni të detyruar të jepni detaje rreth asaj që ju çoi në pushimin nga puna nëse nuk është e nevojshme!

Të mbetet pozitive: Është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe pozitivë, si dhe të shmangni ndonjë gjë negative për punëdhënësin tuaj të mëparshëm! Kjo sepse, rekruterët zakonisht i vlerësojnë kandidatët për frymën pozitive.

Demonstroni rritjen personale: Pasi t’i keni shpjeguar rrethanat, përdorni ato për të treguar se çfarë keni mësuar si për karrierën, ashtu edhe për atë që jeni si person! Tregoni punëdhënësit që nëse do të kishit pasur mundësi, çfarë do të kishit bërë ndryshe në ato momente! Pranoni përgjegjësitë për çdo gabim që keni bërë, por duke përshkruar çdo hap që keni ndërmarrë për ta parandaluar përsëritjen e tij!

Promovoni aftësitë dhe përvojën tuaj: Praktikoni pjesën që mund ta ndryshoni atë temë me hijeshi, duke i treguar vlerën që i ofroni asaj kompanie! Kjo ju ndihmon ta mbani bisedën rreth të kaluarës tuaj sa më të shkurtër të jetë e mundur, duke bërë kështu që të kaloni në diskutimin e aftësive tuaja, përvojës dhe pozitës së hapur.

Shembuj të përgjigjeve

Aftësi të papërshtatshme

“Për fat të keq, aftësitë e mia nuk ishin një ndeshje e mirë për nevojat e punëdhënësit tim të mëparshëm. Kur u punësova, fillimisht, ata menduan se kishin nevojë për dikë me aftësitë e mia. Megjithatë, pasi u punësova, kuptuam se kishin nevojë për dikë në atë industri specifike. Unë thjesht nuk kisha sfondin e duhur për të kryer me sukses punën. Pas një viti, vendosëm se ishte më mirë të ndaheshim.”

Ristrukturim i ndërmarrjes

“Vendi i kaluar i punës ishte në një vend tjetër. Mbikëqyrësi im ishte i kënaqur me punën që bëra në atë kompani, por ata vendosën që do të ishte me kosto më efektive për kompaninë që të lëvizte në një vend tjetër, ku unë nuk pata mundësi të shkoja.”

Mosplotësimi i politikës së pjesëmarrjes

“Unë bëra gabim duke lënë rrethanat personale të pengojnë pjesëmarrjen time në punë. Sidoqoftë, gjithçka në jetën time personale tani është e qëndrueshme dhe pjesëmarrja ime në punë nuk do të jetë problem. Unë gjithashtu kam mësuar se si ta ndaj më mirë jetën time personale nga jeta e punës ose, nëse është e nevojshme, të komunikoj më mirë rreth problemeve të mia me mbikëqyrësin tim.”

Puna nuk ishte e përshtatshme

“Unë atëherë kisha nevojë për një punë dhe e zura atë pozitë pa e vlerësuar vërtet nëse ishte një përshtatje e mirë. Pas rreth një muaji, ishte e qartë që menaxheri dhe unë kishim stile krejtësisht të ndryshme. Tani, kur jam duke kërkuar punë sigurohem që të lexoj me kujdes përshkrimin e punës para se të aplikoj. Më pëlqen gjithashtu të bëj pyetje në lidhje me përgjegjësitë dhe stilin e menaxhimit që duhet të pres nga kompania. Kur hulumtova për kompaninë tuaj, vura re që ju promovoni një mjedis pune bashkëpunues, i cili mendoj se është më i përshtashmja për mua. ”

Konflikt me kolegun

“Kam bërë disa gabime në mënyrën sesi e kam trajtuar një konflikt me një koleg. Nëse do të mund të kthehesha përsëri, patjetër do të kisha bërë një diskutim privat me të, se si ta rregulloja atë. Sidoqoftë, pasi u lirova, kuptova që puna nuk ishte përshtatja më e mirë për rrugën time të karrierës. Tani eksploroj punë që i plotësojnë më mirë interesat dhe kualifikimet e mia. U ngazëlleva kur pashë këtë rol dhe mendova se ishte gjetje perfekte për aftësitë e mia.” /Akademi Pune