Geek

Si ta shpëtoni telefonin e rënë në ujë

01/09/2023 20:35
nga:G C

Gjithnjë e më shumë njerëz i shfrytëzojnë telefonat mobilë në situata të ndryshme – në det, në pishinë, në banjë.

Dhe, ndodh që telefoni rastësisht të bjerë në ujë! Mos u pikëlloni nëse ju ndodhë mu kjo juve, sepse zgjidhja është – orizi.

Nëse keni cilindo telefon, pos iPhone dhe Android, mund ta shpëtoni telefonin pasi t’ju ketë rënë në ujë duke bërë këto veprime.

* Nëse telefoni fiket vetë pasi të ketë rënë në ujë, mos e aktivizoni sërish.

* Sapo ta nxirrni nga uji, hiqjani baterinë dhe sim-kartelën. Nëse telefoni ju ka rënë në ujë të ëmbël apo në ujë të njelmët, lajeni mirë me ujë nga çezma.

* Nëse feni i flokëve të cilin e keni në shtëpi ka opsionin e fryrjes së ajrit të ftohtë, atëherë thajeni pak telefonin, por assesi me ajër të ngrohtë. Nëse nuk keni fen, pastrojeni me facoletë letre.

* Në një enë e cila duhet të jetë pak më e madhe se telefoni, vëni oriz të bardhë të pazier, dhe vendoseni telefonin dhe baterinë në atë mënyrë që të jenë të mbuluara edhe bateria edhe telefoni me oriz nga të gjitha anët. Le të qëndrojë telefoni prej 24 deri në 48 orë në oriz, i cili do t’ia eliminojë tërë lagështinë.

Pasi të keni pritur që orizi t’ia eliminojë lagështinë telefonit së paku 24 orë, koha është për t’u bindur për suksesin.