Fit&Sexy

Si ta “shëroni” shprehinë e vonesës?

08/21/2022 07:48
nga:G B

Ne shpesh mendojmë se vonimi i gjërave është shkaku i shumë gjërave të këqija.Ti nuk e përfundon punën në kohë, ti vonon afatet e fundit, ti lejon idetë e mira të dobësohen duke qëndruar gjatë, dhe ti i irriton njerëzit duke të pritur.

Por vonimi i gjërave nuk është vetëm një shkak. Është gjithashtu një efekt. Çfarë po shkakton këtë vonim të zbatimit të gjërave? Ka shtatë faktorë: rëndësia e perceptuar, mundësitë ekzistuese, përvojat e mëparshme, aftësitë e kërkuara, burimet e disponueshme, rezultatet e pritura dhe disponimi. Të gjithë këta faktorë mund të të ndalin që të përfundosh gjërat.

Nëse dëshiron të kesh një rrjedhë të mirë të punës, të nderosh zotimet, dhe të dërgosh punët në afatin e fundit, pyet veten këto shtatë pyetje të kuptosh se çfarë po shkakton vonimin dhe kthehu në rrugë.

1.A është kjo ajo që duhet të jem duke e bërë për momentin?
Kur puna që ti po bënë nuk përputhet me qëllimet tua, ti je duke vonuar gjërat. Kur gjen veten duke punuar diçka që nuk është e lidhur me qëllimet e tua, ndalo së bëri atë. Shumica e gjërave që ti bënë çdo ditë mund të jenë të parëndësishme ose që nuk lidhen me qëllimet e tua. Por ti mund të mos kesh zgjidhje. Në atë rast, mendo mënyra kreative që të lidhësh punën me qëllimin tënd të madh.

2.Cfarë duhet të bëjë në vazhdim?
Të kesh opsione është kritike për prodhimtari por të zgjedhësh se çfarë do të bësh në vazhdim bëhet më sfiduese kur:
a) Ti nuk ke mundësi. Nëse nuk e di çfarë të bësh, nuk do të bësh asgjë. Kthehu në fazën përgatitore dhe fillo të mendosh. Fto të tjerët që të të ndihmojnë të identifikosh mundësi më të mira.

b)Ti ke shumë mundësi.Kur ke shumë mundësi bëhet e vështirë që të zgjedhësh një dhe të qëndrosh me të. Kufizo mundësitë e tua, zgjedh një dhe vazhdo me të. Të marrësh një vendim është më paralizuese se të merresh me të.

c) Mundësitë janë të paqarta. Ti e di çfarë të bësh, por nuk e di se si. ’’Gjej një këshillues’’ tingëllon si një këshillë e mirë, por ti nuk ke ide se ku t’a gjesh ose çfarë të kërkosh. Bëjë mundësitë e tua: të qarta, specifike dhe vepruese.

d)Mundësitë janë konkurruese. A duhet të punosh në taksat e tua apo të kalosh orën tënde të lirë me të dashurit e tu? A duhet të shpenzosh bonuset e tua që të riparosh çatinë apo të shpenzosh ato në një kurs menaxhimi? Kur mundësitë janë konkurruese, zgjedh ose prioritizo.

3. A e kam bërë më parë?
Përvoja jote vendos përshtatshmërinë tënde. Të jesh me përvojë do të thotë që ti e di se çfarë do. Ti i di hapat e përfshirë, strategjitë që të mbështetesh dhe sfidat që të parashikosh. Të jesh pa përvojë do të thotë që është më e lehtë të ndihesh i humbur, i hutuar dhe i ngarkuar. Por mbaj në mend, që të ndërtosh përvojë e gjitha që të duhet është koha dhe praktika.

4.A kam aftësitë që më nevojiten?
Të mos kesh aftësitë që të duhen të mbarosh një punë mundet që seriozisht të të ngadalësojë. Sa më shpejtë që kupton mungesën e aftësive tua, aq më shpejt mund të kthehesh në veprim. Vendos se a ka më shumë kuptim të mësosh aftësinë apo t’ia dërgosh punën dikujt tjetër. Mangësia e aftësive nuk ka pse të jetë e vërtetë. Ti thjeshtë mund të mendosh se nuk ke çfarë të duhet, por sërish do të të ndalojë.

5.A kam burimet që më nevojiten?
Që të përfundosh një projekt të nevojiten pesë burime madhore: koha, informacioni, paratë/materialet, energjia dhe mbështetja. Por ndryshe nga përvoja dhe aftësitë, që i ndërton një herë e përgjithmonë, sasia e burimeve vjen hap pas hapi. Vlerëso burimet që të nevojiten me saktësi. Pyet veten, ‘’sa kohë më duhet dhe sa kohë kam? Sa duhet të mësoj më shumë? Sa kushton dhe sa mund t’a përballoj? Sa energji fizike, mendore dhe emocionale kërkohet? Sa mbështetje më duhet dhe ku mund t’a gjej atë’’? Duke mbivlerësuar burimet që të nevojiten mund të të ndalojë së vepruari. Duke i nënvlerësuar ato mund të të ndalojnë së dërguari gjërat e premtuara.

6.A e di se çfarë rezultate pret ?
Veprimet dhe vonimet kanë rezultate dhe pasoja. Ti me shumë gjasa do të përpiqesh në diçka kur e di se si dhe kur do të shlyhet dhe se çfarë do të fitosh ose do të humbasësh. Sa më shumë që rezultatet pozitive ose pasojat negative që ti pret të jenë të qarta, aq më shumë i fokusuar, i motivuar dhe prodhimtar do të jesh. Në të kundërtën, kur nuk i ke të qarta lavdërimet ose dënimet që do të marrësh, ti mund të pezullosh veprimet dhe t’i vonosh pafundësisht. Sa më i sigurt dhe i qartë që të jesh për rezultatet që pret, aq më shpejt do të përfundosh gjërat.

7.A jam në disponimin e duhur?
Disponimi yt mund të ndikojë mënyrën se si punon. Të jesh në disponim të keq ndikon në fokusin, motivimin dhe prodhimtarinë. Të ndihesh i shqetësuar, i dëshpëruar ose i ngarkuar zvogëlon efikasitetin tënd kognitiv. Në mënyrë paradoksale, këto ndodhin edhe kur je në disponim të mirë. Entuziazmi i tepërt e bënë të vështirë të qëndrosh i fokusuar, të mendosh qetësisht dhe të punosh me kujdes. Kushtet ideale që të jesh prodhimtar janë të jesh lehtësisht në disponim pozitiv.