Sporti

Si sot 4 vite më parë, Anthony Joshua nokautonte Wladimir Klitschko

04/29/2021 09:13
nga:L J

Ishte një prej përballjeve më të shikuara, derisa konsiderohej si pikënisja e asaj që quhej “gjenerata e artë e boksit në peshat e rënda.”

Klitschko ishte sfida e parë e vërtetë e Joshuas, ku ai duhej ta dëshmonte veten, derisa e mposhti kundërshtarin nga Ukraina në rundin e 11-të në “Wembley”.

Joshua lansoi vetëm 13 grushte më shumë se Klitschko në 11 runde, derisa të dy boksierët fituan rreth 12 milonë euro nga meçi, që nënkupton se Joshua u desh të luftonte pak më shumë se kundërshtari për pagën.

Ishte një luftë e jashtëzakonshme mes dy bokserëve, ku të dy nga ata e shijuan tapetin, megjithatë një goditje e jashtëzakonshme nga Joshua e nokautoi Klitschko duke ia rrëmbyer titullin e madh të kampionit.