Sporti

Si ‘shpërtheu’ Maldini ndaj pronarëve të Milanit? Detajet nga takimi i fundit mes tyre

06/07/2023 17:24
nga:Mergim Rreci

Largimi i Paolo Maldinit si drejtor sportiv i Milanit ishte një surprizë pasi, vitet e fundit, mbrojtësi legjendar i kuqezinjve arriti të nënshkruajë me lojtarë si Mike Maignan, Theo Hernández apo Rafael Leão, të cilët ndihmuan rimëkëmbjen e Milanit, kampion i Italisë në vitin 2022.

Sipas të përditshmes La Repubblica, Maldini pati një takim “shpërthyes” me pronarin e klubit, Gerry Cardinale, ku u informua nga drejtori ekzekutiv, Giorgio Furlani, se klubi kishte vetëm 35 milionë euro për nënshkrimet, plus shumën e mbledhur, me shitje te mundshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Maldinit nuk i pëlqeu ajo që dëgjoi, pasi, sidomos pas kualifikimit në Champions League, priste një lloj tjetër vlerash që të mund të përballej sezonin e ardhshëm dhe të luftonte për Scudetton.

Pauza mes palëve në atë takim, e cila zgjati pak më shumë se gjysmë ore, nuk pati kthim prapa dhe pak më pas Milani do të njoftonte largimin e ish-mbrojtësit.

/GazetaBlic Sport/