Showtime

Si reagoi ‘Spiderman’ kur Dafina i hodhi kripë mbi kokë?

02/01/2023 22:50
nga:G B

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Getinjo po vazhdon të sjellë të qeshura nga roli i tij si ‘Spiderman’.

Një e tillë ka ngjarë edhe gjatë mbrëmjes së sotme, në kuzhinën e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, veç se kësaj here ajo që e ngacmoi ishte Dafina.

Përderisa ajo po gatuante në kuzhinë, ia ka hedhur pak miell në kokë Getinjos, çka bëri që ky i fundit të tentojë t’i rrëmbejë mantijat.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.