Bad News Eagles kanë arritur një fitore të madhe ndaj Faze.
Lojtarët shqiptarë fituan 2:1 ndaj “FaZe” skuadër që është e para në botë në ranglistën e HLTV, shkruan GazetaBlic Sport.
Vertigo dhe Mirage ishin mapat ku “BNE” triumfuan ndërsa në “De_Nuke” kundërshtarët ishin të pandalshëm. Pas asaj fitore, FaZe Clan u eliminuan nga Majori i Rios duke çaluar në “Legends Stage”, ndërsa ‘shqiponjat’ tona vazhdojnë rrugën me një bilanc prej 1 fitore dhe 2 humbje në këtë moment, teksa ishin 3:0 në Challengs Stage.
Sot, Bad News Eagles takohe me NAVI me fillim nga ora 15:00, poashtu një ndeshje tejet e vështirë, pasi kjo skuadër momentalisht ndodhet në vendin e katërt në botë.
Në rast të fitores, Bad News Eagles vazhdon tutje rrugëtimin në “Legends Stage” dhe do ta luajë më pas edhe një ndeshje e cila do të jetë vendimtare, teksa në rast humbje sot, ekipi shqiptar eliminohet nga kompeticioni më i madh në botë në CS:GO.
Përballja mes Bad News Eagles dhe NAVI është në formatin “Bo3”.
/GazetaBlic Sport


