Lajme

Si pasojë e luftës në Ukrainë, Irlanda e gatshme të heq dorë nga praktika e neutralitetit ushtarak

03/08/2022 12:59
nga:Astrit Gashi

Republika e Irlandës është shteti i radhës në Evropë që ka shprehur gatishmëri sh të heqë dorë nga praktika njëqindvjeçare e neutralitetit ushtarak.

Neil Richmond, zëdhënës i Partisë Demokristiane Fine Gail, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, thotë se opinioni publik po ndryshon, si pasojë e operacionit ushtarak në Ukrainë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe shtoi se Irlanda mund të anëtarësohet në NATO.

“Putini e ka detyruar Irlandën të braktisë strategjinë e saj 100-vjeçare të neutralitetit ushtarak”, tha Richmond për gazetën “Telegraph”.

“Fakti që ju thoni se jeni neutral nuk ka shumë rëndësi për Rusinë. Ukraina ishte gjithashtu neutral. Irlanda qendrojë neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, por heqja dorë nga neutraliteti ushtarak po bëhet gjithnjë e më e mundshme, pas pamjeve të tmerrshme televizive të vuajtjeve, me të cilat po përballen ukrainasit,” shtoi ai.

Qeveria e Irlandes po përballet me trysni për të pajisur Ukrainën me armë, por Dablini deri më tani ka refuzuar ta bëjë këtë për shkak të neutralitetit.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri Leo Varadar, bëri thirrje për një rritje të shpenzimeve në fushën e mbrojtjes.

“Në planin afatgjatë, unë absolutisht e shoh Irlandën në NATO”, theksoi Richmond.