Lajme

Si pasojë e avarisë së shkaktuar në nënstacionin ‘Prishtina 3’ një pjesë e kryeqytetit mund të mbetet pa rrymë deri nesër

04/03/2024 21:51
nga:Y I

Si pasojë e avarisë së shkaktuar në nënstacionin “Prishtina 3”, qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike deri në sanimin e situatës, e cila mund të zgjasë deri nesër.

Sipas njoftimit ekipet e KOSTT dhe KEDS janë duke punuar pa ndërprerë në sanimin e avarisë në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji elektrike sa më shpejtë që është e mundur.

KOSTT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në stabilizim të situatës.

Njoftimi i plotë: