Geek

Si operon arma e re britanike me lazer që kap caqet me shpejtësinë e dritës – i padukshëm për të kapur armiqtë në befasi

02/13/2024 11:53
nga:N K

Keni dëgjuar tashmë për armën e re britanike një teknologji që do të ‘asgjësojë’ objektivat me shpejtësinë e dritës.

Ushtria britanike njoftoi se ka kryer tashmë testin e parë dhe kjo armë do të jetë ndryshues loje në teknologjinë e armatimit, transmeton Telegrafi.

E njohur si DragonFire, kjo teknologji e re është pjesë e programit 40 milionë dollarësh të ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Ajo që e veçon këtë armë është aftësia për të ‘kapur’ (gjurmuar) caqet e tij në ajër por edhe në det me saktësi me disa kilometra larg.

Ky sistem me lazer është i ndërtuar me idenë e teknologjisë ‘stealth’ dhe me aftësinë e tij për të qenë i padukshëm, armiqtë do të kapen në befasi.

Mjafton vetëm një lëshim drite që objektivi i synuar të ndahet më dysh duke çuar në dështim strukturor dhe përfundimisht në shpërthim.

 

Kjo armë energjie e drejtuar me lazer operon me shpejtësinë e dritës duke ofruar përgjigje shumë të shpejtë.