Gjatë fjalimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Londër, pati edhe konfrontime fizike.
Siç raporton A2 CNN, incidenti ndodhi brenda në sallë dhe jashtë saj, ndërsa demokratët pretendojnë se janë rrahur nga pjesëmarrës në takim që ishin mbështetës të Partisë Socialiste.
Rama disa herë e ndërpreu fjalën për shkak të protestës brenda sallës.
Policia londineze ka ndërhyrë për të parandaluar konfrontimin fizik mes shqiptarëve.
Për herë të parë, policia nuk qëndroi vetëm jashtë, por hyri edhe brenda në sallë.
Aty kanë qenë dy efektivë policie brenda sallës për shkak të situatave që u krijuan. Deri kur u larguan të gjithë, brenda dhe jashtë, policia ishte prezente.