Lajme

Si në filma aksion: E reja që shkaktoi incident në diskotekë ndiqet një orë nga policia

04/14/2025 09:09
nga:G B

Policia me katër vetura u vu pas një veture në të cilin ishin dy vajza, njëra 25-vjeçare dhe tjetra e mitur.

Ato ishin përleshur me tri vajza të tjera në një klub nate në kryeqytet, para se të ndiqeshin nga policia.

Ato ishin në arratisje për më shumë se një orë. E përpos që nuk u ndalën për t’u identifikuar, ato kryen edhe një tjetër vepër penale në trafik, duke e goditur zyrtaren policore.

Pas organizimit të madh që iu desh ta bënin policët, e arrestuan vozitësen, të cilën e ndaluan për 48 orë e pasagjeren që e liruan për shkak të moshës së mitur.