Lajme

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në rrugën Lipjan–Shtime, ku vdiq një person e një tjetër u lëndua?

01/04/2025 18:18
nga:Sh R

Pasditen e sotme ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti në mes të një kamioni dhe dy veturave që ndodhi në rrugën Lipjan – Shtime. Policia njoftoi se personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm.

Rruga u bllokua. E qarkullimi në atë pjesë u vështirësua.

Kjo pas aksidentit që ndodhi pasditen e së shtunës në rrugën Lipjan – Shtime, e ku i vdekur mbeti një person.

Në të u përfshinë një kamion dhe dy vetura.

Rastin për Tëvë1 e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi tjetër i lënduar është dërguar në QKUK për trajtimim të mëtutjeshëm.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Arsyet se si ndodhi ky aksident ende nuk dihen.

Si pasojë e këtij aksidenti u krijuan kolona të gjata automjetesh në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan-Bujan.