Lajme

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në Klinë?

12/15/2024 20:12
nga:G B

Sipas policisë, aksidenti ndodhi për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë, me ç’rast vetura ka përfunduar në humnerë, transmeton Klankosova.tv.

Shoferi i automjetit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime.

“Ju informojmë se me datë 15 dhjetor 2024, rreth orës 12:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakё-Klinё. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR)”.

“Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Klinё-Gjakovё, me tё arritur ne fshatin Volljakё-Klinё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe bie nё humnerё”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjes, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri ka pёsuar lëndime trupore. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё”.