Fit&Sexy

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka?

05/27/2021 12:54
nga:G C

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Ky është rezultati i një studimi të ri të ekspertëve të Kalifornisë të publikuar në revistën Endourology, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Sipas këtij studimi, temperaturat kanë një ndikim jo të vogël tek formimi i gurueve në veshka.

Faktorët e rrezikut të formimit të gurëve në veshka janë të ndryshëm.

Për shembull, meshkujt dhe diabetikët janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka.

Sipas gjetjeve të studimit të lartpërmendur edhe moti është faktor i rëndësishëm në formimin e gurëve në veshka.

Njerëzit që jetojnë në klimë të ngrohtë kanë tendencën të djersijnë më tepër dhe për pasojë janë më të dehidratuar.

Dehidratimi kronik sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org është një faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve në veshka.

Lagështia nga ana tjetër pengon avullimin e djersës, që nënkupton se linja e parë e mbrojtjes së trupit ndaj nxehtësisë është jashtë funksioni.

Ekspertët janë të shqetësuar se ngrohja globale që rrezikon të prishë shumë ekuilibra në planet do të nxisë rritjen e prevalencës së gurëve në veshka në popullatën globale.

Studime të tjera kanë konfirmuar njerëzit janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka nëse temperaturat rriten mbi 10 gradë.

Sipas tyre, prevalenca e gurëve në veshka do të vazhdojë të rritet teksa ngrohja global nxit rritjen ekstreme të temperaturave.