“Çdo orë e humbur është e vështirë për t’u kompensuar”, thotë eksperti i arsimit, Argjend Osmani, teksa flet për efektet negative të grevës të cilat ndikojnë te nxënësit, e që ka më shumë se një javë që kanë mbetur pa filluar vitin e ri shkollor, raporton GazetaBlic.

Në një prononcim për GazetaBlic, Osmani thotë se nuk është hera e parë që viti i ri shkollor po stërgjatet.
“Humbja e mësimit nënkupton pamundësinë për ta realizuar planprogramin që është për një vit, çdo orë e humbur është e vështirë për t’u kompensuar”, tha Osmani.
Osmani ka kritikuar Qeverinë Kurti, ku sipas tij duhet ta largoj këtë arrogancë dhe kërkesat e SBASHKUT, t’i trajtojë në mënyrë më serioze.
“Nuk është hera e parë që Ministria e Arsimit e stërgjat fillimin e vitit shkollor, hiç më larg se vitin e kaluar është shtyrë fillimi i vitit shkollor pa ndonjë arsye të veçantë. Unë mendoj se kërkesa e SBASHK-ut është mirë që Qeveria t’i trajtojë në mënyrë më serioze dhe të largojë pak këtë arrogancë të skajshme që ata e kanë dhe të bëj zgjidhjen e kësaj punë”, tha Osmani.
Sipas eksperiti të arsimit, Ismet Potera, Qeveria dhe SBASHKU duhet të bisedojnë që sa më shpejt të mbarojë greva, e cila po ndikon negativisht tek nxënësit.

“Qeveria dhe SBASHKU duhet të ulen dhe të bisedojnë sepse vetëm kjo është mënyra se si mund të zgjidhet puna e grevës”, tha Potera për GazetaBlic.
Në një prononcim për Gazetën, Potera thotë se edhe Qeveria dhe SBASHKU janë fajtor për situatën që gjenden nxënësit.
“Barrikadimet mes dy palëve, shkojnë në dëm shumë të madh, të pazavendësueshëm e të pakompensueshëm tek nxënësit sepse ata po humbin vullnetin, dëshirën dhe emocionet për të filluar një vit të ri shkollor”, tha Potera.
Sipas tij, një gjë e tillë është e patolerushme dhe ai kërkon që të dy palët të dialogojnë për interesin e tyre të përbashkët, që janë nxënësit.
“Është e patolerushme, e papranueshme kjo gjendje në të cilën nxënësit ndodhen sot. Të dyja palët (Qeveria dhe SBASHKU) janë fajtor, duhet të ulen e të bisedojnë sepse kanë një interes të përbashkët, që janë nxënësit”, përfundoi Potera.
Ndërsa, Rinor Qehaja, ekspert i arsimit dhe teknologjisë ka kritikuar SBASHKU-n ku thotë se nuk të shqyrtojë reagime tjera, jo ndërprerjen e procesit mësimorë.

Në një prononcim për GazetaBlic, Qehaja thotë se nuk është e arsyeshme që të ndëshkohen mbi 300 mijë nxënës për 50 euro.
“Rikujtoj që jemi në vitin e 4-të ku procesi mësimor nuk fillon me rregull, në një sistem arsimor në të cilin nxënësit janë vite prapa bashkëmoshatarëve të tyre nga vendet perëndimore. Çdo ditë e humbur mësimorë është e pa kthyeshme, me dëm të drejtpërdrejtë në zhvillimin kognitiv dhe akademik të nxënësve. SBASHK duhet të shqyrtojë reagime tjera sindikale por jo ndërprerjen e procesit mësimore – si mund të ndëshkosh mbi 300 mijë nxënës për 50 euro?!”, tha Qehaja për GazetaBlic.
Jasharaj: Jemi unik, greva vazhdon, nga Qeveria heshtin!


