Bujar Shabani kishte një verë mjaft të nxehtë me zhvillime sa i përket të ardhmes së tij në futboll.
Periudha e tij e gjatë tek skuadra e Dritës u mbyll me përfundimin e sezonit të kaluar të Superligës.
Me 13 qershor të këtij viti, FC Drita njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me Bujar Shabanin. Mesfushori i njohur kosovar kishte fituar dy herë titullin kampion, 1 herë kishte triumfuar në Superkupë, kishte zhvilluar 201 ndeshje, ku kishte shënuar 16 herë e asistuar 11 herë tek klubi i madh kosovar, FC Drita.
Pas largimit nga FC Drita, Bujar Shabani udhëtoi në Maqedoninë e Veriut ku arriti marrëveshje me klubin shqiptar, FC Shkupi. Ai luajti disa ndeshje me klubin e Shkupit në fazën parasezonale si dhe në Evropë, megjithatë aventura e tij me shkupjanët u mbyll më shpejtë se ç’pritej.
Aventura e tij tek Shkupi zgjati vetëm 58 ditë…
Dje, klubi shqiptar njoftoi zyrtarisht se kanë marrë vendim për të ndërprerë bashkëpunimin me Bujar Shabanin, ku edhe treguan se lojtari do të vazhdojë karrierën në Kosovë.
Ashtu edhe ndodhi. Para pak minutash, klubi i Dukagjinit zyrtarizoi transferimin e tij – si një prej lojtarëve më me përvojë që iu është bashkuar ekipit të Dallkut për stinorin e ri që fillon pas pak ditësh.
Një vaki interesante kjo për Shabanin, i cili më në fund duket se u “rahatua”…
/GazetaBlic Sport


