Lajme

Si është situata momentale në veri të Kosovës, flasin nga EULEX: Mbetet e brishtë

02/27/2024 10:34
nga:Genita C

EULEX thotë se situata në veri të Kosovës për momentin është stabile.

Në një përgjigje për GazetaBlic, EULEX thekson se pavarësisht kësaj kemi të bëjmë me një situatë të brishtë atje.

“Situata aktuale e sigurisë në veri të Kosovës për momentin është stabile, por ajo mbetet e brishtë”, thanë ata.

Tutje, nga EULEX shtojnë se janë vigjilent dhe po monitorojnë nga afër të gjitha zhvillimet.

“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) mbetet vigjilent dhe po monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thanë EULEX për GazetaBlic.

KFOR-i largohet nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit: Situata është stabilizuar