Lajme

Si e zhduku uragani një lagje të tërë në SHBA

10/01/2022 07:21
nga:Y I

Qyteti Fort Myers në Florida do të kalojë në shtetrrethim pas orës 18:00 pas raportimeve të shumtë për grabitje në bizneset e shkatërruara nga uragani Ian.

Ndërsa autoritetet në Florida janë duke llogaritur dëmet kolosale çmenduria e motit, një zonë bregdetare në Fort Myers është shkatërruar thuajse tërësisht pas kalimit të një prej stuhive më të forta në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, më shumë se 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, ndërsa ekziston frika se numri mund të jetë shumë më i lartë.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Ian mund të jetë një prej uraganeve më vdekjeprurës në historinë e Floridas, me humbje të konsiderueshme jetësh njerëzore./A2CNN