Lajme

Si e ndryshuan serbët taktiken që prej agresorit arritën të shndërrohen në viktimë? Flet Gashi

11/23/2022 22:16
nga:G B

Kreshnik Gashi, gazetari hulumtues ka thënë se serbët e veriut janë treguar shumë me kreative se sa Qeveria e Kosovës, sepse të gjithë kishin friken se atje policia e Kosovës do të pritje me armë nga grupet ekstremistë.

“Krejt Bota ka pritur se grupet ekstrem në katër komunat veriore kanë mi pritur me armë Policinë e Kosovës, por sot ka reagime të grave, ku kanë dal kanë thënë se nuk po dëshirojmë dhunë. Është njëfarë ndryshimi i taktikes ku prej agresorit u shndërruan në viktimë”, ka thënë Gashi

“Çka nëse nuk ka barrikada? Çka nëse nuk ka reagim të dhunshme? Çka nëse gratë vazhdojnë me dale në protesta? Çka nëse krejt qytetarët i pranojë këto dënime?” , ka pyetur gazetari hulumtues Gashi.

Më tej ai ka diskutuar për kërkesën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, për shtyrjen e implementimit të fazës së dytë të vendimit të Qeverisë Kurti për targat e paligjshme “KM” ku parashihej sipas qeverisë shqiptimi i gjobave.