Khabane “Khaby” Lame, blogeri i famshëm i TikTok-ut, promovoi ‘metaversin’ e Facebook në një video të re me shefin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja prej 21 sekondash paraqet yllin italian të TikTok që shfaqet duke u teleportuar në vende të ndryshme – përpara një loje shahu, jashtë një shtëpie piktoreske, në një plazh tropikal – dhe atë e bënte duke shtypur dy gishtat në ballin e tij.
Zuckerberg prej muajsh ka promovuar idenë e krijimit të një metaverse, ose një bote dixhitale, ku njerëzit mund të kryejnë aktivitete të jetës reale duke përdorur avatarë virtualë.
Shefi i kompanisë, tha se ai dëshiron që kompania të jetë së pari “metaverse, jo Facebook”. Në gusht kompania njoftoi një program të realitetit virtual të quajtur Horizon Workrooms, në të cilin njerëzit nga e gjithë bota mund të ndërveprojnë dhe takohen për të punuar brenda botëve virtuale përmes avatarëve të tyre.
“Shtëpia juaj është hapësira juaj personale, nga e cila mund të teleportoni kudo që dëshironi”, tha Zuckerberg në videon promovuese. “Teleportimi rreth ‘metaverses’ do të jetë si të klikoni një lidhje në internet.” /Telegrafi/
No one makes jumping around the metaverse look easier than @KhabyLame https://t.co/Mw9iYqmeJg pic.twitter.com/vN7iWPGoZf
— Meta (@Meta) October 30, 2021