Para ndeshjes me Borussia Dortmund, Pep Guardiola, ka mbajtur konferencë për media.
Në pyetjen e gazetarit se a ishte më e lehtë të luhej përballë Dortmund në një stadium pa tifozë, ai u përgjigj se të luash përballë Dortmund nuk është asnjëherë e lehtë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Normalisht që nuk është e lehtë, jemi mësuar në stadiume pa fansa, na mungojnë shumë dhe do na kishin ndihmuar shumë në Etihad”, ka thënë Guardiola.
I pyetur nëse ka një strategji për ta ndalur sulmuesin, Erling Haaland, ai u përgjigj se ka strategji për ta ndalur Dortmundin.
“Ne nuk e analizojmë vetëm lojën e Haaland, ne e analizojmë komplet ekipin e Dortmund, dhe jemi munduar të krijojmë strategji t’i ndalim si ekip”, ka përfunduar Guardiola.
/GazetaBlic Sport.


