Euro2024

Si dështuan negociatat e trajnerit Sylvinho në Portugali?

07/09/2024 14:46
nga:Mergim Rreci

Trajneri Sylvinho raportohet se do të vazhdojë kontratën e tij me Kombëtaren e Shqipërisë.

Pak ditë më parë, Euronews Albania raportoi për interesin e Estoril Praia, ndërsa burime nga kampionati portugez, i thanë gazetarit Enriko Gabaj se palët dështuan në arritjen e një marrëveshje. Shkak është bërë paga e lartë e 50-vjeçarit, e cila nga drejtuesit e Estoril u cilësua e lartë, duke kërkuar një ulje të ndjeshme të saj.

Një tjetër burim deklaroi se Sylvinho ka si synim qëndrimin në Portugali, aty ku ekipi i preferuar prej tij është Sporting Lisbon.

Problem mbetet trajneri Ruben Amorim, pasi largimi i këtij të fundit do t’i hapte vendin brazilianit, që po qëndron pas kuintave. Paga e Sylvinhos bashkë me stafin është e përballueshme nga 20 herë fituesit e kampionatit portugez.

Sylvinho ishte shumë pranë marrjes së ekipit, por dështimi i marrëveshjes mes Amorim dhe Liverpool bëri që braziliani të mos emërohet. Amorim po ashtu kërkon një aventurë të re, e në rast largimi, Sylvinho mund të konsiderohet trajner i Sportingut të Lisbonës.