Lajme

Si bëhet dorëzimi i ftesave nga Gjykata Speciale

06/06/2021 22:50
nga:Gazeta Blic

Avokatët kanë pasur vërejtje për mënyrën e përpilimit të ftesave, shpeshherë të paqarta

Më shumë se 200 ftesa nga Specialja kanë ardhur në adresë të ish ushtarëve të UCK-së.

Këto ftesa janë cilësuar si të padrejta, nga ata që i kanë pranuar por secili ushtar i UCK-së ka pranuar të bashkëpunoj me Hagen.

Por e papranueshme dhe e habitshme për ta është mënyra se si ato festa bëhen.

Pos që e ka habitur ftesa si dëshmitar pasi në kohë lufte kishte vetëm 8 vjet, Fahri Fazliu është befasuar edhe mënyra se si e ka pranuar atë.

E sipas avokatit Taulant Hodaj, Gjykata Speciale ka zgjedhur një formë jo formale për të bërë dorzimin e ftesave.