Sporti

Si arritën të hyjnë tifozët gjermanë në mënyrë masive në Camp Nou? Autoritetet spanjolle japin sqarime

04/15/2022 12:19
nga:E K

Eintracht Frankfurt eliminoi dje Barcelonën nga Europa League duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 2-3.

Përpos eliminimit të Barcelonës, vëmendjen më të madhe e morën tifozët gjermanë që ishin në mënyrë masive të pranishëm në “Camp Nou”, shkruan GazetaBlic Sport.

Për prezencën e madhe të tifozëve kundërshtarë folën edhe lojtarët e Barcës dhe trajneri Xavi të cilët mbetën të befasuar nga numri që po thuhet se ka kaluar 30 mijë tifozë të Frankfurtit.

Autoritetet spanjolle raportojnë se gjermanët kanë gjetur mënyra alternative për t’u pajisur me bileta, përpos 5 mijë biletave që kishin në mënyrë zyrtare.

Gjermanët kanë blerë bileta në tregun e zi nga tifozët spanjollë që ishin në gjendje të siguronin lehtësisht një të tillë deklarojnë zyrtarë katalanas.

/GazetaBlic Sport/