Lajme

Shyqri Galica rizgjedhet kryetar i LSHK-së

04/09/2022 17:35
nga:Genita C

Është mbajtur sot Kuvendi zgjedhor i LSHK-së, i cili zgjodhi organet e reja.

Me shumicë votash, kuvendi zgjedhor i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ka zgjedhur prof. dr. Shyqri Galicën, edhe për një mandat katër vjeçar, kryetar të saj.

Me këtë rast është zgjedhur edhe kryesia e re në përbërje të Adem Zejnullahu, Ramë Oraça, Bedri Halimi, Drita Syla, Migena Arllati, Xheladin Mjeku, Sylejman Dërmaku, Agim Berisha, Sabile Basha.