Sporti

Shvercerat me thirrje para ndeshjes së Shkupit me Dinamo Zagrebin: Nesër, ose kurrë!

07/25/2022 23:20
nga:L J

Tifogrupi shqiptar, ‘Shvercerat’ po organizohen që nesër ta përkrahin ekipin e tyre të zemrës në mënyrë masovike.

Skuadra e Shkupit nesër do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në turin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit. Skuadra e Shkupit ka barazuar në 2:2 në ndeshjen e parë, ku ende i ka ‘letrat e hapura’ për një kualifikim tutje, përcjell GazetaBlic Sport.

Shvercerat kanë bërë thirrje që nesër të vijnë të gjithë në stadium për ta pëkrahur ekipin e tyre.

Ja njoftimi i tyre:

“Nesër, ose kurrë!
Ju bëjmë thirrje gjitha lagjeve të Shkupit që të organizohen, të mobilizohen dhe të na bashkangjiten në kortezh dhe në tribunë nesër!
Ne nga tribuna dhe lojtarët në fushë, Dinamon do ta fitojmë!
Në ora 18:00 tubohemi tek Sheshi Skënderbeu dhe së bashku marshojmë drejt stadiumit të qytetit”, shkruajnë Shvercerat në rrjetin e tyre social.

/GazetaBlic Sport