Kombëtarja e Shqipërisë të shtunën luan ndeshjen ndaj Serbisë për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Shqipëria dhe Serbia ballafaqohen në “Air Albania” me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Tifogrupi nga Shkupi, “Shvercerat” do ta shikojnë ndeshjen bashkë në sheshin Skënderbeu në Shkup, pasi nuk iu ndanë biletat nga FSHF.
Ja postimi i Shvercerave:
“FSHF NA PENGON POR ZEMRËN KUQEZI S’MUND TA NDAL ASKUSH! SHVERCERAT E KANË FJALËN E SHTUNA ËSHTË E JONA!
Të shtunën, në ora 20:45, krejt në Sheshin Skënderbeu SHKUP, e ndezim atmosferën për Kombëtaren tonë!
Ata na duan të ndarë ne u tregojmë që kudo që ka shqiptarë, ka një Shqipëri!
Nuk na ndalin dot me bileta, me rregulla, me urdhra!
Ne jemi zëri i tribunes që s’humb kurrë –
jemi Shvercerat, jemi Kuqezi, jemi Shqipëria e vërtetë!
MOS MUNGO O JE ME KOMBIN, O JE KUNDËR TIJ!
Aktiviteti organizohet nga tifo grupi “Shvercerat” dhe përkrahet nga Komuna e Çairit.
🇦🇱 Një Komb, Një Zë, Një Flamur”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic Sport


