Minsitrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ishte e ftuar në një emission në televizionin publik, ku ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet për rezervat shtetërore. Madje, Hajdari i drejtohet moderatorit të emisionit me pyetjen ‘A je prokuror?’, e cila vazhdoi t’i kërkonte gazetarit ta mbyllë këtë temë.
“Të lutem a jeni ju sot prokuror a po gazetar. Të lutem mbylle këtë temë”.
Për këtë është duke u diskutuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ku Burim Ramadani thotë se ministrja Hajdari nuk ka ide se cka është informacioni i klasifikum.
“Një ministre e cila shkrun në Gmail, Hotmail për tema sekrete, tregon që asnjë lidhje nuk e ka me cka është informacioni i klasifikum, kur informacioni i klasifikum qarkullon në email, shkruhet në kompjutera që kanë qasje ne internet, ai njeri nuk din cka është informacioni i klasifikum edhe është gjynah që fol për atë temë e që i ka ardh reni për atë temë. Shut Up, mshele se sje ka din kurgjo”, tha ai.