Opinion

Shumica e indikatorëve për zgjedhje të parakohshme janë në vend

02/01/2024 16:43
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

A e keni parë dje propozimin e pagave të LDK-së? Rritje pagash për mësuesit, policët e mjekët.. Nuk ka indikatorë më kredibil që zgjedhjet janë ‘te dera’ sesa kur partitë flasin e ofrojnë paga më të larta.

Presidentja? Liberalizime të vizave me vende gjithandej ‘secilën ditë’ plus vizita tek bizneset vendore vazhdimisht. Partiakët e saj ministra po zhvillojnë spektakle mediale që me ardh bë shprehje, sikurse rasti sot.

VV. Gjithë kohën ministri i brendshëm po zhvillon akcione dhe aktivitet në veri të vendit. Kjo është letra e Albin Kurtit, veriu… se me qeverisje dihet çfarë rezultate kanë pasur. Narrativ për kërcnimi për luftë potenciale. Frika. Projektimi i solucionit.

E në mëngjez, ministri i shëndetësë, që vet është kapur duke tymosur në ambiente të brendshme, i kishte qitur inspektorët në terren me sjellë ‘rregullë’. “Era shtet!” Edhe narrativi kundër asociacionit po mbillet mirë nga Albini në publik “Nuk ka asociacion” po thuhet e njerëzit që dëshirojnë me ndi po besojnë.

PDK kishte thirrur një takim për të shtunën. Janë parë nëpër vizita të shumta javët e fundit në komuna e degë të partisë. Aktivitete politike disa herë më shumë sesa zakonisht. Prizren, Ferizaj, Mitrovicë e Skenderajt sidomos. Mobilizim.

AAK e Ramushit hic më pak sesa në Washinton DC shkoj… ‘AAK me Amerikën’ është mesazhi. Por verdikti i 53 + 44 milionëve jau prishi ‘ndejën’. Edhe koalicioni me nismën është bërë për arsye zgjedhore, sigurisht. Janë gati.

Tashmë të gjithë akterët po marrin dhe kanë marrë ‘pozicione zgjedhore’. Sikurse kur luhet një lojë shahu dhe ti veq ke pozicionuar oficerin, kalin e topin ku dëshiron sipas strategjisë tend dhe po bëhesh gati për sulmin final me mbretneshë.

Ky është viti Super Zgjedhor globalisht! Edhe në SHBA, Europë e Britani të Madhe ka zgjedhje. Edhe në Indi nëse doni. Në një mënyrë apo tjettër rreth 60 shtete janë të përfshirë në zgjedhje këtë vit.

Krejt çka na duhet tash të shpallim muajin dhe datën e zgjedhjeve. A na duhet një situatë krize para kësaj? Për shkak se me marrëveshje vështirë të merremi vesh ne.

Disa dëshirojnë edhe pak kohë psh, ‘në vjeshtë’.. Disa tjerë dëshirojnë gjatë verës kur diaspora është këtu. Disa dëshirojnë sa më vonë, që të humbë pushteti më shumë përkrahje. Nuk e kemi një datë të mirë për të gjithë.

Por ndoshta shtatori është një mes apo kompromis që të gjithë mund të fitojnë ngapak nga kjo. Shtatori është një afat optimal edhe për përgatitje të mira, përndryshe, kemi me mbetë deri vitin 2025 duke provuar të gjejmë një afat që i përshtatet të gjithëve.