Shumica e amvisërive në vend, ose një e treta, jetojnë në banesa me tridhomëshe me sipërfaqe midis 51 dhe 70 metra katrorë.
Mbi dy të tretat kishin makinë dhe ajër të kondicionuar, dhe vetëm 40 për qind kishin biçikletë. Pothuajse gjysma kishin kompjuter personal të lidhur me internet, ndërsa celular kishin mbi 92%, radio 28% dhe telefon vetëm 22 për qind.
Mesatarisht një në tre anëtarë të familjes ishte i punësuar. Numri mesatar i anëtarëve të familjes ishte 3,05, në marrëdhënie pune me një mesatare prej 1,13. Anëtarë të varur ishin 1,15, ndërsa 0,67 me të ardhura personale. Persona të vetëpunësuar ishin 0,03, ndërsa fermerë aktivë 0,07, tregojnë të dhënat nga “Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025” i Entit Shtetëror të Statistikës.
Sipas disponueshmërisë së mallrave të qëndrueshme në familje, mbi 97% e amvisërive kishin një sobë elektrike, ngrohës uji, frigorifer, lavatriçe, hekur dhe televizor. Fshesë me korrent 93% dhe ajër të kondicionuar 66,7%. Frigorifer me ngrirje të thellë (58,7%), lavastovilje (40,6%). Radio 28% dhe 13,7% kishin një aparat fotografik.
Makinë kishin dy të tretat e amvisërive ose 67,8%, biçikletë 40% dhe motor 7,7%.
Celular kishin mbi 90 për qind dhe telefon vetëm 22%. Kompjuter personal, të lidhur me internet pothuajse gjysma e familjeve (46.5%).
Ujësjellës dhe energji elektrike kishin të gjitha amvisëritë, dhe kanalizim 99.8%. Lidhje telefonike kishin 54,5% dhe vetëm 15,3% kishin ngrohje qendrore.
Shumica e amvisërive vitin e kaluar janë ngrohur me soba edhe atë mbi 71% me lëndë djegëse të ngurta, ndërsa 20,7% me energji elektrike. 5 për qind kishin ngrohjen e tyre qendrore dhe 2,9% me ngrohje qendrore.
Mbi 92,7% e amvisërive jetonin në banesë personale, 5,1% te prindi, fëmijë ose të afërm të tjerë dhe 2% në banesë me qira.
Sipas sipërfaqes së banesës të përdorur, një e treta ose 32% jetonin në një banesë midis 51 dhe 70 metra katrorë. Mbi 26% jetonin në një banesë midis 81 dhe 100 metra katrorë. Rreth 10 për qind jetonin në një banesë midis 31 dhe 50 metra katrorë, ndërsa mbi 14,5% në një banesë me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë.
Shumica e amvisërive ose 36,3 për qind jetojnë në një banesë tridhonëshe, 28,6% në një apartament karëtdhonëshe ose më të madhe, ndërsa 26,4% në një banesë dydhomëshe. Në banesë njëdhomëshe ose studio jetojnë 4,5% e amvisërive.
Të dhënat janë marrë bazuar në kërkimin statistikor “Anketa e Konsumit të Amvisërive”, të zbatuar gjatë vitit 2024 në 5040 familje. U anketuan 2 914 familje, ndërsa numri i familjeve të vlerësuara është 598,632, nga të cilat numri më i madh 92,7 për qind janë jobujqësore (555,079), 5,2% janë të përziera (31,373) dhe vetëm 2% janë bujqësore (12,180).


