Sporti

Shumë pranë spektaklit të boksit, atmosferë fantastike në BMW Park

04/20/2024 20:20
nga:E K

Po afrohet koha e meçeve fantastike që do të zhvillohen sonte në BMW Park.

Dy boksierët e njohur shqiptar, Shefat Isufi e Jurgen Uldedaj do të ngjiten në ring, ku do të jenë meçet kryesore të mbrëmjes.

Jurgen Uldedaj kërkon titullin në “WBA Continental Europe” në kategorinë Cruser Shefat Isufi do ta mbrojë titullin në “WBA Continental Europe” në kategrinë gjysmë të rëndë.

Dueli transmetohet live në RTV Dukagjini, ku ndeshjet pritet të fillojnë rreth orës 21:00, kurse atmosfera është fantastike.