Sporti

Shumë polemika për golin e Mbappes, por ja pse gjyqtari nuk e anuloi golin e tij ndaj Spanjës

10/11/2021 08:20
nga:Lorik J

Kishte shumë polemika për golin e Kylian Mbappe ndaj Spanjës, që doli të jetë goli i fitores së Franc♪7s në finalen e Ligës së Kombeve.

Mbappe shënoi pas një asistimi që mori nga Theo Hernandez, por pozita e tij duke qartazi jashtë loje, pasi ai ishte më i avancuar se faza mbrojtëse e spanjollëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Por, pse gjyqtari nuk e anuloi golin?

Futbollisti i Spanjës, Eric Garcia shkatërroi kurthin e tij të pozitës jashtë loje duke kontaktuar me topin para se pasimi i Theo Hernandez të shkonte tek Mbappe.

Sikur ai ta linte pa e prekur pasimin, goli do të ishte i ndaluar.

/GazetaBlic Sport