Aymeric Laporte ka kritikuar frekuencën e tepërt të ndeshjeve për lojtarët ndërkombëtarë, duke pretenduar se rrezikon shëndetin e futbollistëve.
Lojtari spanjoll beson se një grevë do të ishte e vetmja mundësi e mbetur.
Rritja e numrit të ndeshjeve për lojtarët vazhdon të shkaktojë reagime. Disa mund të luajnë deri në 70 ndeshje në një sezon. Aymeric Laporte e trajtoi këtë çështje në RMC këtë të martë, më 8 tetor, duke dënuar një ritëm që është bërë i padurueshëm.
“Është e vërtetë që ritmi është shumë i lartë, ka shumë ndeshje për më tepër, me lojtarët që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, janë dy ndeshje shtesë në rast të playoff-it.
“Në ekipin kombëtar është shtuar Liga e Kombeve, bashkë me Botërorin e Klubeve. Janë shumë, shumë ndeshje”, vazhdoi ai.
Për Laporten lindi edhe ideja e një greve.
“Në fakt, është zgjidhja e vetme që shohim për t’i dhënë fund kësaj”, deklaroi ai, duke theksuar se ky orar i mbingarkuar rrezikon shëndetin e lojtarëve.
“Çdo vit, po përkeqësohet.”
/GazetaBlic Sport