Sporti

Shumë mungesa, ky pritet të jetë formacioni i Real Madrid në ndeshjen e sotme

09/22/2021 11:42
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Real Madrid do të përballet sonte me skuadrën e Mallorcas në La Liga.

Real Madridi është pa Dani Carvajal, Ferland Mendy, Marcelo, Toni Kroos, Gareth Bale dhe Dani Ceballos në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Mariano Diaz, i cili ka luftuar me shqetësime muskulare ditët e fundit, është në skuadër dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e sontme.

Eduardo Camavinga ka shkëlqyer me paraqitjet e tit dhe pritet të debutojë për herë të parë si titullar.

“Los Blancos” janë në top formë, atje ku kanë fituar pesë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Ndeshja luhet në ora 22:00 dhe ky pritet të jetë formacioni i skuadrës madriliene.

Courtois; Miguel, Alaba, Militao, Vazquez; Camavinga, Valverde, Isco; Vinicius, Rodrygo, Benzema.

/GazetaBlic Sport/