Sporti

“Shumë i pasaktë”, L’Equipe ‘godet’ Donnarumman, e vlerëson me notën 3 për paraqitjen ndaj Marseille

04/18/2022 16:21
nga:L J

Gianluigi Donnarumma është gjithnjë e më shumë në krizë, pasi viti 2022 po i kthehet në një makth.

Gabimi ndaj Real Madridit, kritikat për eliminimin me Italinë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe gabimi i djeshëm ndaj Marseille e shoqëruan portierin në këtë vit, përcjell GazetaBlic Sport.

Performanca e tij në ndeshjen e djeshme ishte vlerësuar me notën 3 nga mediumi i madh francez, L’Equipe.

“Italiani përcjell shqetësim. Si mund ta shpjegoni që një portier i nivelit të tij është kaq i pasaktë në vlerësimin e trajektores së asaj goditjeje këndi që të çon në golin e Marseille? E njëjta gjë është kur luan me këmbë. Ai top i hedhur në rivënje anësore është i pashpjegueshëm”, shkruan L’Equipe.

/GazetaBlic Sport