Sporti

Shumë gola e spektakël, Prishtina me statistikë interesante në UEFA Conference League

08/05/2021 17:21
nga:Mergim Rreci

Prishtina kërkon sonte suksesin e radhës në UEFA Conference League.

Bardhekaltërit në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, e mirëpresin skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Konferencës, përcjell GazetaBlic Sport.

Në dy ndeshjet e para të kësaj skuadre të zhvilluara në UEFA Conference League, ka pasur numër të madh të golave.

Fillimisht Prishtina fitoi në ndeshjen e parë ndaj Connah’s Quay me rezultat 4 me1, kurse e humbi ndeshjen e dytë me rezultat 4 me 2.

Kjo nënkupton që Prishtina ka shënuar 6 gola në dy ndeshje, kurse ka pranuar 5 të tilla. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sonte.

/GazetaBlic Sport/