Sporti

Shumë afër suksesit historik me 2 Korrikun U19 – Omer Shala: Kemi vetbesim të lartë, luajmë me fokus të plotë në çdo ndeshje

11/08/2024 12:40
nga:E K

Skuadra e futbollit, 2 Korriku nga Prishtina po shkruan historinë me paraqitjet e jashtëzakonshme në kualifikueset e Ligës së Kampionëve për të rinj.

Ekipi kosovar ka triumfuar në Irlandë ndaj UC Dublin me rezultatin 1-3, pasi paraprakisht kishin fituar 2-1 në Prishtinë dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-2, ekipi nga kryeqyteti ka siguruar kalimin tutje dhe tani një fitore i ndan larg 32 skuadrave më të mira në Europë.

Një nga lojtarët kyç të këtij suksesi te skuadra kosovare është Omer Shala.

Futbollisti i ri i talentuar në një intervistë për GazetaBlic Sport, tha se skuadra ka fokus të plotë dhe vetbesim të lartë se do ta arrijnë suksesin e synuar duke u futur në mesin e skuadrave më të mira.

Ndihem shumë i lumtur, sepse kemi hyrë në histori me këtë sukses kaq të madh që do të thotë shumë edhe per ne edhe për klubin, e të gjithë futbollin kosovar.

E mira e grupit është se në secilën ndeshje futemi me fokus të plotë. Natyrisht se ne besojmë shumë tek vetja, dhe pse jo, do të tentojmë ta bëjmë mrekullinë e të futemi tek skuadrat më të mira.

Po natyrisht, efektet e kësaj vërehen qysh tash. Jemi pjekur si futbollistë e kemi fituar shumë deri tani, ndonëse jemi vetëm në fillim të karrierës.Shpresojmë se do të vazhdojmë kështu“, tha Omer Shala për GazetaBlic Sport.

2 Korriku në ndeshjen e ardhshme do të ballafaqohet me Dinamo Kiev U19.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 27 nëntor, teksa ndeshja e kthimit luhet në Prishtinë me 10 dhjetor.

/GazetaBlic Sport/