Sporti

Shulku: Ja pse nuk u thirr Cikalleshi

05/27/2024 23:14
nga:Lorik J

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka bërë një koment në lidhje me listën e trajnerit Silvinjo, të publikuar ditën e sotme. Në prononcimin e tij, Shulku ndër të tjera u shpreh:

“Trajneri e ka të ndarë në trurin e tij skemën se si do të luajmë në Europian. Diskutimi i zgjedhjeve do të ishte mirë të bëhej mbas Europianit, që t’i vendosim notën. Cikalleshi ka qenë një shtyllë e fortë, por për mënyrën e lojës që do të bëjë trajneri, Cikalleshi ndoshta nuk është i duhuri për këtë rol. Që lista do të kishte komente, ajo është e padiskutueshme”, deklaroi fillimisht Shulku.