Lajme

Shukri Buja zotohet se do t’i mbështes bizneset vendore

08/26/2025 16:16
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar firmën POFIX, e cila ka 80 punëtorë dhe eksporton produkte cilësore, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai është zotuar se do t’i mbështes bizneset vendore.

Postimi i tij i plotë:

Sot vizitova POFIX dhe takova menaxherin Naim Ismailin.

Me mbi 80 punëtorë nga Lipjani, kjo kompani eksporton produkte cilësore dhe tregon se bizneset vendore me mbështetje të duhur krijojnë vende pune, si dhe fuqizojnë ekonominë.

Zotohem se do t’i mbështes bizneset vendore dhe do të krijoj kushtet për rritje e zhvillim në komunën tonë!