Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar fermerët Krasniqi në Konjuh, të njohur për kultivimin e perimeve dhe eksportin e patates.
Ai theksoi se bujqësia ka potencial të madh zhvillimi dhe premtoi masa konkrete për të mbështetur fermerët në prodhim, ruajtje dhe treg.
E plotë:
Sot vizituam vëllezërit Hashim, Ruzhdi dhe Kadri Krasniqi nga Konjuhi, fermerë shembull për kultivimin e perimeve, veçanërisht të patates. Me mbi 50 hektarë të mbjellë dhe me eksport edhe në Shqipëri, ata tregojnë se bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi.
Ne do të ndërmarrim masa specifike që i ndihmojnë fermerët, duke u ofruar kushte më të mira për prodhim, ruajtje, si dhe tregtim të produkteve bujqësore.
Fermeri i Lipjanit duhet të jetë i mbështetur, sepse bujqësia ka potencial të madh zhvillimi në krahasim me sektorët tjerë në Lipjan.


