Lajme

Shukri Buja nga Hallaqi: Mora mbështetje të fuqishme, fitorja është e jona

09/01/2025 22:12
nga:Lorik J

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja sonte ishte në Hallaq.

Ai tha se jeton në Lipjan dhe e njeh çdo nevojë të qytetarëve të këtij vendi, teksa potencoi se fitorja është e tyre në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ja postimi i tij:

Mirëmbrëma nga Hallaqi!
Në familjen e kandidatit tonë për Kuvend Komunal, Liridonit, mora një mbështetje të fuqishme për projektin politik të PDK-së.
Unë kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj në Lipjan, e njoh çdo fshat, çdo problem dhe çdo nevojë të qytetarëve tanë. Mbi të gjitha e njoh mirë qeverisjen e Lipjanit sepse për 6 vite solla mbi 62 milionë euro investime për zhvillimin e Lipjanit.
Mesazhi është i qartë: fitorja është e jona!