Lajme

Shukri Buja kthen në PDK familjen Pacolli: Ishin votues tradicional të LDK-së, tash iu bashkuan ekipit fitues

09/10/2025 20:32
nga:G B

PDK në Lipjan ka mirëpritur Nehat Pacolli me familjen e vet të gjerë nga fshati Smallushë në këtë parti, raporton Gazeta Blic.

Ata i ka mirëpritur kandidati i kësaj partie për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja.

“Ky është një hap i madh dhe një dëshmi e qartë se rruga e fitores është vetëm tek PDK-ja! Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e fuqishme nga familja e madhe Pacolli’, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Postimi i plotë:

Mirësevini në familjen e madhe të PDK-së familja Pacolli!

Nehat Pacolli me familjen e vet të gjerë nga fshati Smallushë, ndërmarrës i suksesshëm, votues dhe mbështetës tradicional i LDK-së, nga sot i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe vizionit fitues të Shukri Bujës për Lipjanin.

Ky është një hap i madh dhe një dëshmi e qartë se rruga e fitores është vetëm tek PDK-ja!

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e fuqishme nga familja e madhe Pacolli!

Mirësevini, e na priftë e mbara!