Ish-komandant i Zonës Operative të Nerodimes njëherësh kandidat nga radhët e PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka marrë pjesë në cermoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë e Xhelal Limanit në Gadime ku me 12, gusht, 1998 u themelua njësiti i UÇK-së për vëzhgim, përcjellje, informim dhe koordinim.
Buja tha se Gadimja është djepi i kranarisë kombëtare.
Ai tha se nga aty u ngritën 96 luftëtarë të lirisë, u bashkuan katër zona të UÇK-së, u përgatitën bazat e para të luftës çlirimtare dhe u derdh djersa e popullit që mbante gjallë ushtrinë tonë.
“Gadimja nuk bëri zhurmë, por bëri histori!Ajo u bë vendstrehim i plagëve të luftës dhe zemër e Zonës Operative të Nerodimës. Kjo është dëshmi që liria nuk na erdhi si dhuratë, por ajo u fitua me përkushtim, organizim dhe sakrificë” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Gadimja: djep i krenarisë kombëtare!
Kjo tokë nuk është thjesht një vendbanim, por është simbol i qëndresës, i organizimit dhe i sakrificës për liri. Nga këtu u ngritën 96 luftëtarë të lirisë, u bashkuan katër zona të UÇK-së, u përgatitën bazat e para të luftës çlirimtare dhe u derdh djersa e popullit që mbante gjallë ushtrinë tonë.
Gadimja nuk bëri zhurmë, por bëri histori!
Ajo u bë vendstrehim i plagëve të luftës dhe zemër e Zonës Operative të Nerodimës. Kjo është dëshmi që liria nuk na erdhi si dhuratë, por ajo u fitua me përkushtim, organizim dhe sakrificë.
Sot, në Gadime me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë e Xhelal Limanit, ku me 12, gusht, 1998 u themelua njësiti i UÇK-së për vëzhgim, përcjellje, informim dhe koordinim, i cili njësit i kreu me sukses detyrat gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së. Po ashtu morrëm pjesë edhe në turnirin tradicional ‘Lutfi Limani’.
Lavdi dëshmorëve që ranë për Kosovën!
Nderim të përjetshëm bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e mbajtën gjallë shpirtin e rezistencës!
Shukri Buja,
Komandant i ZON


