Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e marrë gjatë vizitave në disa fshatra të komunës, raporton GazetaBlic.
Ai ka falënderuar banorët e Gadimes, Babushit, Gllavicës, Marevcit dhe Vrellës së Gadimes për mikpritjen dhe besimin e treguar.
“Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe besimin tuaj të madh!”, ka shkruar Buja në një postim publik.


