Lajme

Shuhet zjarri në Bjeshkët e Deçanit, dëmi rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre

03/09/2025 19:01
nga:G B

Qendra e Zjarrfikësve në Deçan ka bërë të ditur se është shuar zjarri në zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit.

Për Klankosova nga kjo qendër kanë bërë të ditur se zjarri e kishte shkaktuar dëme në rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre.

“E kemi shuar zjarrin. Në ora 05:00 kemi nis aksionin për shuarje i gjithë stafi prej 14 punëtorëve”.

” Në ndihmë na dolën edhe zjarrfikësit e Junikut dhe Shoqata e Agjencisë së Menaxhimit të Pyjeve, si dhe shtatë qytetarë vullnetarë”.

“Tereni ka qenë shume i vështirë dhe i rrezikshëm, dëmi është i madh përafërsisht rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre”, thuhet në përgjigje.