Lajme

Shtyrja e afatit për targat, analistët: Kosova duhet të reflektojë pozitivisht mbi kërkesën e komunitetit ndërkombëtar!

11/16/2022 18:36
nga:Y I

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, deklaroi sot se nuk ka snjë marrëveshje me Serbinë sa i përket çështjes së targave, raporton Gazeta Blic.

Bislimi tha se janë duke diskutuar disa elementë për daljen nga kriza por ende nuk ka ndonjë dakordim.

Nga Bashkimi Evropian dhe SHBA është kërkuar një shtyrje e afatit për targat edhe për 10 muaj, gjë që është kundështuar nga pala kosovare me arsyetimin se vendimi për targat është legjitim.

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, duke folur për “Gazeta Blic” në lidhje me kërkesën e SHBA-ve dhe BE-së për targat tha se kjo çështje duhet të analizohet me gjakftohtësi dhe pastaj të merret vendim.

Kelmendi në reagimin e tij thekson se pa SHBA-të nuk ka perspektivë Kosova.

“Pas vendimit të Prishtinës mbi targat është vënë në levizje të madhe si BE, ashtu edhe SHBA. BE po kerkon që të tërhiqet Kosova nga vendimi per targat dhe të fillon procedura per Asociacion, si dhe te negociohet çështja ne Bruxel.SHBA po kerkojnë që të shtyhet afati për targa dhe të fillon procedura për Asociacion, duke i’u mundësuar të larguarve nga puna rikthimin në punë.Në fakt të dy kërkesat jane te njejta, nuk ka fare dallim.Në këtë kontekst, mendoj se Kosova duhet të analizoj çështjen me gjakftohtesi dhe të marrë vendim mbi çështjen.Pa SHBA-te nuk ka perspektive Republika e Kosovës” deklaroi Kelemendi për “Gazeta Blic”

Tutje Kelmendi foli edhe në lidhje me themelimin e Asociacionit.

Ai thotë se nuk ka bazë kushtetuese themelimi i tij mbi nje etni.

“Ketej kërkohet që të analizohet kerkesa amerikane per targa, ndersa per Asociscion, nuk ka baze kushtetuese themelimi i tij mbi nje etni. Kjo është antikushtetuese!
Nuk e lejon Kushteruta e Republikes një gjë të tillë.Në anen tjeter, nën Serbi gjindet Lugina e Presheves. Ky territor me shqiptar nuk i kanë të drejtat, si minoriteti serb ne Kosovë, Këtu lypet reciprocitet.Për Beogradin Kosova është Serbi. Ne nje gjendje te tille, është gabim kerkesa per Asociacion pa reciprocitet. Në cështjen e të drejtave nuk ka pakicë të privilegjuar, të mirë dhe keqe.Për Beogradin, UE dhe vendet demokratike, shqiptaret nën Serbi, në Luginën e Preshevës,nuk ekzistojne si minoriteti serb në Kosovë, ky eshte gabim i rëndë.Nga UE, vendet demokratike dhe SHBA-te, nuk eshte normale diferencimi ne te drejta dhe ne defyra midis minoritrtit serb ne Kosove dhe atij shqiptar ne Serbi.Eshte detyre e Prishtines qe me kompetence te analizoje gjendjen dhe të merrë qëndrim” deklaroi ai për “Gazeta Blic”


Muhamet Kelmendi, Profesor

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, e vlerësoi si pozitiv faktin që Kosova është kthyer në tryezën e bisedimeve.

Raci tha se Kosova duhet me reflektu pozitivisht në kërkesën e komunitetit ndërkombëtar

“Bashkimi Evropian e ka mandatin me e udhëheq dialogun edhe me mbështetjen e amerikanëve. Kosova është kthy në tryezën e bisedimeve dhe është mirë që është kthy, edhe për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe të rrezikut për eskalim të gjendjes në Veri, Kosova duhet me reflektu pozitivisht në kërkesën e komunitetit ndërkombëtar. Sepse jo vetëm amerikanët por edhe evropianët po kërkojnë me shty edhe për një kohë të caktuar çështjen e targave në mënyrë që me i dhanë zgjidhje dialogut dhe me i dhanë mundësi marrëveshjes së propozuar nga Gjermania dhe Franca” tha Raci për “Gazeta Blic”


Gazmir Raci, Analist

Kanë qenë SHBA-të dhe BE-ja ata që kanë kërkuar shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj, pasi kanë deklaruar se nuk duan tensionim të situatës në Veri.

Kjo kërkesë u kundërshtua nga kryeministri Kurti i cili deklaroi se nuk do të ketë asnjë shtyrje tjetër.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyerje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend që të jetë më 31 tetor është shtyrë me 1 nëntor në vend se të jetë 30 shtator data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të stërvjetëruara KM, PR e të ngjashme ti konvetojnë ato në targa legjitime”, tha Kurti ditë më parë para mediave raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

Bislimi i ashpër me gazetarët kur pyetet për dialogun: S’jam Nostadamus – a po kuptoni, të rritet serioziteti

Edhe BE-ja kërkon shtyrjen e vendimit për 10 muaj të marrëveshjes për targat